Lajme Arkiva 2003
Gazetarja: Në qoftë se zoti Nano do t’ju bëjë një ofertë që ju të merrni pjesë në rikompozimin e qeverisë, do të merrni pjesë?
Skënder Gjinushi: Tani sigurisht që Partia Socialdemokrate, politikisht është aleate me Partinë Socialiste, këto janë vendime të kongreseve të mëparshme, nuk u rikonfirmua qartë në këtë kongres, por as nuk u revokua ajo që është vendosur ajo që është vendosur më parë. Çfarë do të thotë se ne mbetemi dy parti aleate dhe si të tilla bashkëqeverisja midis nesh potencialisht është e mundshme dhe një nga absurdet është pse pikërisht PSD-ja ndodhet jashtë qeverisjes, ndërkohë qeverisim në nivel lokal, në një kojë që të dyja jemi parti anëtare të internacionales socialiste dhe të gjithë e di pse-në, sepse është preferuar më shumë të bëjë një diversion nga brenda PSD-së se sa të bashkëqeveriste me të. Potencialisht kjo është e mundur, duhet të ishte bërë shumë kohë më parë dhe PSD-ja rithekson se është e gatshme të qeverisë, por mbi një platformë të qartë në një marrëveshje të qartë./tvklan.al