Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka mbërritur në ambientet e SPAK-ut bashkë me avokatin Genc Gjokutaj. Ai vijoi me akuzat e tij ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe agjentëve të BKH-së, të cilët sipas tij arrestuan në mënyrë të paprecedentë ish-Presidentin Ilir Meta.


“Kam një mesazh edhe për ata horrat me kapuçë të zinj sot që guxuan të vënë dorë mbi Presidentin e Partisë së Lirisë. E kanë personale me ne! Sepse mënyra, akti terrorist, i paligjshëm i një strukture terroriste të konfirmuar tashmë që tenton të eliminojë opozitën, do të marrë një përgjigje shembullore. Arsyeja e ndalimit të Presidentit Meta nuk është një, janë disa. Është çështja e detit me Greqinë, është mbrojtja që ai i ka bërë sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, lufta e tij me bandën e Edi Ramës dhe Soros-it. Këta kriminelë e terroristë do të trajtohen si armiq dhe do të marrin përgjigjen e merituar. Nuk mund të ndodhin në asnjë vend demokratik ato skena të fëlliqura! Në mes të ditës, në mes të rrugës e ndalojnë pa e identifikuar, kanë tentuar ta nxjerrin me forcë nga makina”, deklaroi Blushi.

/tvklan.al