Lajme Arkiva 2003

Zëra pro dhe kundër për emërimet në postin e zëvendës kryeministres dhe Ministres së Integrimit Ermelinda Meksi si dhe Ministrit të Jashtëm Marko Bello janë dëgjuar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Pas kësaj mbledhje reagimi i deputetëve kundër është për riformulim të qeverisë.

Bashkim Fino: Sot vetëm u morr vendimi politik, nuk u votua. Pati deputetë të cilët kërkuan riformatimin e qeverisë, një nga të cilët isha edhe unë, natyrisht u përkrah nga zoti Zela ai ishte iniciator dhe që kërkuam të pinim këto ndryshime. Gjithsej diskutim politik u bë, votimi u la kur të vij kryetari nga presidenti.

Gazetarja: Ndërkohë qëndrimi juaj si do të jetë?

Bashkim Fino: Unë e kam thënë në kryesi dhe këtu, kërkoj riformatim të qeverisë.

Dritan Prifti: Unë mendoj, sidomos me kandidaturën e Marko Bellos i cili ka bërë edhe disa akte të cilat nuk janë akte të përshtatshme për kreun e politikës së jashtme të një shteti siç është  vizita në Tajvan e ku ta di unë gafa politike për një person që pretendon të bëhet Ministër i Jashtëm i një dikasteri. Ka pasur goxha kontestime unë mendoj se rezultati përfundimtar i saj ishte që zoti Nano thellon personalizimin e qeverisjes vazhdon të emëroj ministra pranë vetes së tij dhe miqve të tij kështu që unë nuk mund të jem dakord me këto procedura.

I propozuari për ministër të jashtëm Bello nuk pranon të ketë zëra kundër për të.

Marko Bello: Po s’kishte asnjë njeri që të ishte kundër.

Ndre Legisi: Ne mbrojtëm idenë e rikompozimit të qeverisë, bëmë edhe vërejtjet përkatëse për qeverisjen aktuale dhe shprehëm mendimet tona për të gjitha problemet që janë në Partinë Socialiste.

Reagimi i pjesës tjetër të deputetëve është pritja deri në dekretimin e këtyre emrave nga presidenti Moisiu./tvklan.al