Lajme Arkiva 2003

Dinamo ka shfrytëzuar pauzën e krijuar nga përballja e ekipit kombëtar për të kontrolluar efektivitetin e ekipit në një takim miqësor me fierakët e Apolonisë. Ndeshje që është fituar me rezultatin 3-0 në favor të kryeqytetasve.

Të tre golat dinamovid mbajnë firmën e të porsaardhurit në kampin e bluve, Sokol Ishka. Ishka tashmë kërkon një vend si titullar në skuadrën e teknikut Marko duke i shpallur konkurrencën sulmuesve Qorri e Xhihani.

Sokol Ishka: Mendoj se këtu në Dinamo e ndiej veten mirë, me të gjithë çunat e ndiej veten mirë dhe është një ekip që pretendon titullin kampion. Synimi im është që të zë një vend titullar në ekipin e Dinamos.

Prezencën e Sokol Ishkës në formacionin e  bluve në ndeshjen e ardhshme e konfirmon vetë shefi Andrea Marko, i cili nuk mund të fshehë kënaqësinë që ka në dispozicion mjaft elementë cilësor.

Andrea Marko: Ishka bashkë në qoftë se vjen dhe Tiko bashkë me Ziamon kam përshtypjen se bëjmë një grup sulmuesish jashtëzakonisht të fortë. Duke ardhur Ishka si një lojtar në vijën e sulmit kam përshtypjen se mund të jetë ose nga fillimi ose mund të jetë në stolin e rezervave, megjithatë kontributi i tij është shumë i vlefshëm.

 Në sfidën e javës së tretë të kampionatit dinamovitët do të presin vllazninë në ekipin paraardhës të Ishkës që premton profesionalizëm në përballje me ish shokët e skuadrës./tvklan.al