Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, ka sqaruar se Bashkia e Tiranës nuk ka një plan konkret për rikonstruksionin e sheshit Skënderbej.

Ne një konference te posaçme për shtyp, Olldashi tha se rregullimi i qendrës se Tiranës po zvarritet prej kohesh dhe i kërkoi bashkisë te bashkëpunoje me qeverinë qendrore ne mënyrë qe kjo nyje te jete e kalueshme për njerëzit e mos ta ktheje atë ne një debat politik.

Sokol Olldashi: “Në vend që të merrnim një falënderim nga bashkia e Tiranës morëm një refuzim për ofertën tonë për bashkëpunim. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë projekti dhe as kemi miratuar në KRRTRSH ndonjë projekt, gjë që të bën të mendosh që nuk ka një projekt të tillë dhe gjithçka u tha sot në orën 1 në konferencën e bashkisë. Është një trillim për të ritheksuar gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar për këtë projekt që madhor për kryeqytetin. Çështje të tilla, sikurse ka qenë Unaza e Tiranës, por edhe sheshi Skënderbej që janë një shqetësim qytetar i të gjithëve nuk duhet të kthehen rëndom dhe pa asnjë arsye të vërtet në debatet politike”.

Sheshi Skënderbej është ne gjendje te amortizuar prej vitesh, ndonëse për te është dhënë një grand nga qeveria e Kuvajtit./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle