Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Komisionerët opozitarë, për hetimin e veprimtarisë së kryebashkiakut Edi Rama, i janë drejtuar Prokurorisë së Tiranës, për hetim të mëtejshëm të dosjes së “Alba TV” dhe gazetës “Sporti”.
Sokol Olldashi:- “Unë do të depozitojë sot në prokurori, menjëherë pas kësaj konference për shtyp, dosjen e “Alba TV”, që ka të bëjë me zhdukjen nga buxheti i shtetit të 134 milion lekëve të vjetra dhe dosjen e gazetës “Sporti” dhënë për menaxhim, nëpërmjet një kontrate të paligjshme, botimeve periodike “Spektër”, me president Koço Kokëdhima”.
Këto dy dosje janë diskutuar nga anëtarët e opozitës në komisionin hetimor parlamentar, por padia e kryetarit të bashkisë Edi Rama, nuk do të përfundojë me kaq, dosje të tjera dot depozitohen në prokurori, për një shifër prej 679 milion lekësh të reja, që sipas Olldashit, janë paratë e shkelura të taksapaguesve shqiptarë.
Sokol Olldashi:- “Një varg i gjatë dosjesh të tjera problematike, që kanë të bëjnë me një total shpërdorimi prej 679 milion lekësh të reja, ose 6 miliardë lekë të vjetra, do t’i dërgohen hap pas hapi institucionit të akuzës, i cili do të vërë përpara ligjit, të gjithë zyrtarët, që janë përgjegjës për masakrën që është bërë me paratë e qytetarëve të Tiranës, vepër penale që nuk parashkruhet”./tvklan.al