Të ftuar:
Koço Kokëdhima
Themeluesi i Lëvizjes “ZGJIDHJA”, sonte, Koço Kokëdhima, i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan është shprehur se situata e mbjelljes së kanabisit është një realitet që dihet nga të gjithë.
“Nuk kam qenë unë që kam bërë Shqipërinë si vend të kanabisit. Gjithashtu, policët që kanë bashkëpunuar me kanabistët kanë qenë në shërbim të Edi Ramës. Nëse dikur kishim një Lazarat, tashmë e gjithë Shqipëria është mbjellë. Është e rëndë që punonjës të Policisë së Shtetit të bashkëpunojnë me kanabistët dhe gjithashtu edhe me fshatarët. Nuk ka qenë ndonjëherë situata kaq e rëndë e mbjelljes së kanabisit në vend. Në mbjelljen e kanabisit nuk ka marrë pjesë vetëm policia, por edhe zyrtarë të lartë”, tha Koço Kokëdhima.
Themeluesi i Lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima shprehet nga studio e “Opinion” se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i demorkacisë dhe i çdo reforme.
“Unë them që reforma në drejtësi ka rënë, së bashku me reformën zgjedhore. Lidhur me reformën në drejtësi, dua të them se kam qenë kundër shkeljes të sovranitetit kombëtar. Ndërkaq, që reforma zgjedhore ka rënë, për shkak se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Fillimisht e nisi Partia Demokratike kulturën e vjedhjes së votave, kurse më tej e nisi edhe PS. Të dyja palët kanë shkatërruar sistemin zgjedhor në vend. Edhe këto zgjedhje do të jenë të manipuluara dhe të rrënuara, për shkak se nuk është kryer reforma zgjedhore dhe do të kryhen krime elektorale”, tha Koço Kokëdhima.
Kokëdhima tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i çdo reforme.
Themeluesi i Lëvizjes “ZGJIDHJA” Koço Kokëdhima, sonte, i ftuar në emisionin “Opinion” TV Klan është shprehur se baza e Partisë Socialiste ndihet e tradhtuar nga lidershipi i saj.
“Baza e Partisë Socialiste është tradhtuar nga ana e bazës së saj. Edi Rama, por edhe liderët e tjerë politikë në vend kanë tradhtuar idealet e bazës. Unë jam për reformimin e PS, për të diskutuar brenda kësaj partie politike. Unë kam publikuar pikëpamjet e mia gjatë 3 viteve që jam aktiv në politikë. Unë kam parë aty se PS ishte e shkatërruar prej udhëheqjes së vet, atyre që ishin në krye të partisë”, tha Koço Kokëdhima.
I ftuar në emisionin “Opinion” ish deputeti Koço Kokëdhima, ka folur me tone të ashpra për kryeministrin Rama dhe qeverinë.
Ai tha se ata që drejtojnë sot PS nuk kanë lidhje me të majtën dhe me Partin Socialiste: “E kam për Edi Ramën, e kam për ekipin e tij drejtues, për gjithë grupin e tij qeverisës që e kanë arratisur PS nga shinat e së majtës. PS e ndan një hendek i tërë me popullin dhe me të majtën”, është shprehur Kokëdhima.
Më tej Kokëdhima është shprehur se në 4 vitet e fundit PS është kthyer në një degradim dhe nuk është parti politike me standarte.