Kryetari i opozitës, Edi Rama, kërkon të zgjidhet kryeministër, por nuk pranon të garojë për deputet.
Ai u premton shqiptarëve se do të investojë në të gjithë vendin, por e ka lënë bashkinë më të madhe të vendit pa asnjë investim.
Kështu ka deklaruar gjatë një takimi me banorë të komunave, Shupenzë dhe Fushë-Bulqizë, të rrethit Bulqizë, Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.
Sokol OIldashi: “Si mund t’i besohet një lideri politik që aspiron të zgjidhet kryeministër dhe nuk pranon të futet në zgjedhje? Edhe do të zgjidhet, edhe s’futet në zgjedhje. Si mund t’i besohet këtij njeriun që mund të përballojë ritmin e madh të investimeve që ka nevojë Shqipëria kur të ardhurat e veta i ka lexuar 50% të asaj që po vetë ka planifikuar dhe nga ky 50% ka realizuar investime vetëm 60%, pra ka realizuar në total vetëm 1/7 e investimeve që duhet të kishte realizuar në Tiranë.”
Në katër vitet e qeverisjes se djathte janë investuar shume here me shume se ne 8 vitet e qeverisjes së socialisteve.
Janë rritur pagat dhe pensionet, jemi anëtarësuar ne NATO si dhe jemi ne rruge të mbarë drejt anëtarësimit ne familjen e madhe evropiane./tvklan.al
Gazetar: Edian Gjoni