Sokol Olldashi: “Duke filluar nga data 15 Gusht, pra pas 11 ditësh do të hyjë në fuqi marrëveshja e firmosur në Tetor të vitit 2008 mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në lidhje me konvertimin e lejeve të drejtimit të shtetasve. Marrëveshja parashikon njohjen në mënyrë të ndërsjelltë me qëllim konvertimin e lejeve të ndërtimit për mbajtësit e këtyre lejeve që marrin rezidencën ne territorin e vendeve respektive. Thënë më thjesht, kjo marrëveshje i shërben në mënyrë të veçantë mbi 500 mijë qytetarëve shqiptarë që janë rezidentë të përhershëm në territorin e Italisë. Konvertimi kërkon përkthimin zyrtar të lejeve të drejtimit, veprimet për konvertimin e lejes kryhen brenda një afati 1-vjeçar nga marrja e rezidencës. Nëse mbajtësi i lejes së drejtimit është lëshuar nga autoriteti shqiptar ose italian vendos rezidencën në territorin e shtetit tjetër mund ta konvertojë lejen e drejtimit pa iu dashur të japë provim teorik apo praktik me përjashtim të rrethanave të veçanta. Mbajtësi i lejes shqiptare të drejtimit, pra patentës drejtim automjeti që është rezident në Itali për më shumë se 4 vjet e konverton lejen e drejtimit duke dhënë provim vetëm në rastet kur për tre vitet e fundit nuk ka drejtuar automjet.”/tvklan.al