Partia Demokratike rezulton fituese e zgjedhjeve të qershorit edhe në Tiranë. Sondazhi i radhës i qendrës për studime humanistike Gani Bobi, i publikuar në mbrëmje në Tv Klan, e nxjerr fituese Partine Demokratike 47% të votave, ose e përkthyer ndryshe, me 16 deputetë. Partia Socialiste, sipas këtij sondazhi në kryeqytet merr vetëm 44.2%, ose 14 deputetë. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim 3.9%, ose 2 deputetë.
Sipas këtij sondazhi me marzhin më të vogël të gabimit, Partia Demokratike ka një diference prej 2.8% me atë socialiste.
Sonila Meço: “Të anketuarit në sondazhin e radhës së Gani Bobit në qarkun e Tiranës, 47% e tyre do të votonin për PD-në, 44.2% për PS-në, 3.9% për LSI-në, 1.5% për lëvizjen G99, 2.9% në total të tjera parti të djathta, 0.5% të tjera parti të majta.”
Dhe sipas këtij sondazhi me mbi 2 mijë të anketuar, në Tiranë asnjë nga partitë e tjera nuk do të mund të marrin votat e nevojshme për t’u përfaqësuar me deputetë në kuvendin e ardhshëm.
Sonila Meço: “Mund të ndiqni në tabelë, qarku i Tiranës si do të votohej sot, menjëherë jepen të dhënat pra PD 47%, PR 0.8, LZHK 0.6, Poli i lirisë 0.5, PDI 0.3, AD 0.2, PAA 0.1, Legaliteti 0.1, PLL 0.1, PDR 0.1, Demokracia Liberale 0.1, në total janë parti që takojnë “Aleancës për ndryshim”. Kalojmë tek “Bashkimi për ndryshim” për kryesohet nga PS 44.2%, atëherë janë vënë veç të majta dhe të djathta LSI 3.9% , G99 1.5%, PBDNJ 0.1%, PSV91 0.1%, PSD 0.1%, PK 01.%, PPSH 0.1%
Blendi Fevziu: “Opozita apo mazhoranca kanë shanset më të mëdha për tu rritur në muajin e fundit zoti Maliqi, nga eksperienca që ju keni?”
Shkelzen Maliqi: “Me sa po shoh është një fenomen që partitë e vogla vërtet kanë tendencën e zhdukjes, ose vota tani koncentrohet te subjektet e mëdha.”
Blendi Fevziu: “Kur fushata polarizohet, kur gjithçka përqendrohet te dy partitë e mëdha, ku debatet televizive fokusohen te PD dhe PS nuk ka asnjë dyshim që partitë e tjera më të vogla të tkurren. Ti ke dy javë që nuk e sheh dot, psh unë po marr studion time, ti ke dy-tre javë që nuk e shesh dot më as G99, as LSI-në. Me gjithë përpjekjet e mia për arsye se dy partitë e mëdha vendosin rregulla loje të tyre dhe përplasen ato, pra faktorizohen tej mase.
Mentor Nazaroko: “Ky është një lexim proksimativ, por duhet të marrin parasysh që G99 si parti e re deputetësh, kandidatësh të rinj etj, në qoftë se ka shanse, ka shanse pra të jetë tërheqëse për atë pjesë të elektoratit që voton për herë të parë.”
Ky sondazh është zhvilluar ende pa u bërë publike listat me emrat e kandidateve për deputetë. Listën e Partisë Demokratike për Tiranën e kryeson kryeministri Sali Berisha, ndërsa atë të Partisë Socialiste Vasilika Hysi.
Mentor Nazarko: “Do ishte zgjidhje e drejtë nga ana e Ramës nëse në krye të saj do të bënte atë që bëri për Tiranën, domethënë të vendoste figura të reja. Sepse ta zëmë zoti Berisha është e sigurt, domethënë ka simbolikë sigurisht vendosja e tij në krye, por ama do ishte nëse do të ishte i dyti. Do të ishte simbolikë më e fortë nëse në krye të listës së Tiranës ta zëmë të ishte një figurë e re e PD.”
Gjatë prezantimit të këtij anketimi, të ftuarit në studio kanë diskutuar edhe mbi atë së sa do të kishte ndikuar deklarata e ish-kryetarit të PS Fatos Nano, në studion e emisionit Opinion, të martën.
Mentor Nazarko: “Kryesimit të listës t’i jepnin jo këtë simbolikë që tentohet t’i jepet, pra që në këtë duhet të rrijë ai që është udhëheqësi i partisë. Unë mendoj që duhet të ishin figura të reja dhe pjesë e elektoratit besnik, ajo çfarë ka thënë Fatos Nano nuk ndikon. Tek të rinjtë mendoj që gjithashtu ndikon më pak. Ajo që mund të bëjë Fatos Nano domethënë në veprën e vet diversive të krahasueshme, ai mund të thotë me të veten atë që bëri Rama në 2005 do t’ia bëj unë tani.”…/tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani