Partia Demokratike vazhdon të jetë fituesja e zgjedhjeve të 28 qershorit sipas të gjitha sondazheve të bëra deri tani. Kompania italiane IPR Marketing, së bashku me televizionin Ora News kanë zhvilluar sondazhin e tretë për këto zgjedhje dhe nëse ato do të zhvilloheshin ditën e sotme, PD së bashku me aleatët e saj do të ishte fituese.
Sipas sondazhit të bërë publik në emisionin Ora Debat të Alfred Pezës, PD ka arritur të marrë 42.6% të votave përball 39,6% të PS-së. Gjithashtu dhe si koalicione, ai i djathtë i kryesuar nga PD ka arritur të siguroj 4.8% përkundrejt 43.8% të koalicionit të majtë Bashkimi për Ndryshim i drejtuar nga PS.
Partia e trete vazhdon të jetë LSI e drejtuar nga ish-kryeministri, Ilir Meta, e cila ka arritur të marrë 5.7% te votave. Dhe si koalicion i tretë renditet “Aleanca Socialiste për Integrim” me 7.5%, ndërsa në vend të 4 mbetet koalicioni Poli i Lirisë i kryesuar nga LZHK me 1.5% të votave. Në krahasim me sondazhin e një muaji më parë të kësaj kompanie, koalicioni i PD “Aleanca për Ndryshim” ka një ngritje prej 2.1 %. Ndërsa koalicioni i PS “Bashkimi për Ndryshim” ka një rënie prej 3.5%.
Koalicioni Aleanca Socialiste për Integrim ka një rritje prej 0.5%. Sipas autoreve të sondazhit nëpërmjet intervistave telefonike janë pyetur 1659 qytetarë në të gjithë vendin dhe marzhi i gabimit është 2.5%./tvklan.al
Gazetari: Eno Luarasi