Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann akuzoi për rracizëm sondazhin e kryer nga kanali televiziv ARD që pyeti qytetarët se cila ishte ngjyra e lëkurës që do të dëshironin për lojtarët e Kombëtares.
Sondazhi, i porositur nga ARD, një transmetues publik me të drejta për Euro 2024 nxori si përfundim se një e pesta e të anketuarve thanë se donin më shumë lojtarë të bardhë në ekipin kombëtar.
“Një ekip futbolli mund të jetë një shembull i shkëlqyer se si kulturat e ndryshme, prejardhja fetare dhe ngjyrat e lëkurës mund të bashkohen si një grup për të punuar drejt qëllimeve të mëdha. Shpresoj se nuk do të më duhet të lexoj më asgjë për sondazhe të tilla të ndyra.”
Ekipi i Gjermanisë që garon në Euro ka lojtarë me ngjyrë, si dhe Ilkay Gundogan me prejardhje turke, i cili mban shiritin e kapitenit.
Tv Klan