Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, thotë se implementimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe kjo gjë duhet ruajtur. Reagimi i tij erdhi pas mesazhit të ambasadores Yuri Kim kundër një marrëveshje kundër Reformës në Drejtësi.

Sipas Soreca-s, nuk është koha e duhur për të hapur diskutimin mbi bazat e reformës, por duhet rritur efikasiteti dhe resurset e saj në mënyrë që shqiptarët të kenë drejtësinë që meritojnë.

“Implementimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe duhet ruajtur. Nuk është momenti për të rihapur diskutimin mbi bazat e saj, por për të rritur efikasitetin dhe riforcuar resurset në dispozicion të saj. Për t’i dhënë qytetarëve shqiptarë drejtësinë e pavarur që meritojnë dhe ta shtyjë përpara Shqipërinë në rrugën e saj të bisedimeve me Bashimin Europian”, shkruante ai në Tëitter.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, tha këtë të enjte se shpreson që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi të mos jenë të vërteta.

Ajo nuk përmendi emra në mesazhin e saj, por theksoi se Reforma në Drejtësi “është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”./tvklan.al