Ksamili është plazhi më i reklamuar dhe trendi më  i madh i turizmit bregdetar në vitet e fundit, i ndikuar edhe nga reklamimi në rrjetet sociale apo mediat e huaja. “Maldivet” e Shqipërisë kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve me ujërat e bruzta dhe rërën e bardhë, historia e së cilës është po aq interesante.

Kush mund ta rrëfente  më mirë sesa një prej promovuesve më të denjë të Shqipërisë, gazetarit Bleni Fevziu? Këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan, gazetari ndau një kuriozitet pas rërës së bardhë të Ksamilit që në të vërtetë ka qenë një gjetje e frymëzuar nga Kana.

Blendi Fevziu: Ksamili ka një histori shumë interesante, pak njerëz e dinë, sot e quajnë Maldive, tregojnë atë rërën e bardhë. Historia është fare e thjeshtë. Diku rreth vitit 2004-2005 një biznesmen që donte të ndërtonte një resort shumë ekskluziv në Sarandë dhe mendonte që do ta ndërtonte, në atë kohë të gjithë thoshin ‘ti je i marrë, ku ka ekskluzivitet në Sarandë’, Saranda donte 5 orë të arrihej nga Tirana, s’kishte. Kishte një gji shumë të vogël plazhi dhe e kishte me gurë dhe vuri re që ata miqtë që i shkonin nuk ecnin dot nëpër gurë kështu që ai kishte parë diku në Kanë që gurët e bardhë gëlqerorë bluheshin në një makinë dhe ktheheshin në rërë të bardhë dhe e mbushi atë gjirin me rërë të bardhë që është Kep Merli i sotëm.

Ai ndërtoi Kep Merlin, të gjithë rreth e rrotull Ksamilit panë atë rërën që ai bluajti dhe i bluan dhe hapën plazhet të cilat sot janë pa diskutim plazhet më të përmendura, sot se modë, ndoshta pas 2 vjetësh s’do të jenë, më të përmendura të Europës kështu që ajo gjetja e gurit të bardhë ranor që ndërtuesi i Kep Merlit krijoi për një gji të vogël në Kep Merli u kthye në një trend të të gjithë jugut dhe është ajo që e konsiderojnë të huajt, “Maldivet” e Shqipërisë./tvklan.al