Pronari i ri i klubit të Sauthemptonit është miliarderi serb Dragan Solak. Te ”Shenjtorët” luan edhe sulmuesi i kuqezinjve Armando Broja i huazuar këtë sezon nga skuadra e Çelsit.
Marrëveshja për blerjen e klubit u mbyll për vlerën e 100 milionë paundëve. Klubi anglez konfirmoi akordin në bazë të së cilës “Sport Republic”, një firmë londineze investimi në sport dhe argëtim ka marrë shumicën e aksioneve.
80% e aksioneve u blenë në vitin 2017 nga biznesmeni kinez Gao Jisheng, i cili ia shiti ato miliarderit serb, ndërsa 20% vazhdojnë të kontrollohen nga Katharina Liebherr. Solak është themeluesi i televizonit kabllor serb “United Group”.
Kompania u themelua në vitin 2000, ndërsa në total ka 40 milionë abonentë nga tetë vende të ndryshme, Fitimet vjetore të kompanisë shkojnë në 1.7 miliardë paundë në vit, ndërsa pasuria e Solakut llogaritet në 1 miliardë paund neto.
Klan News