Southampton vazhdon që të ketë interes për sulmuesin Armando Broja, i cili nuk është në planet e Chelsea për sezonin e ri.
Broja i cili nga muaji janar ishte i huazuar te Fulham, përjetoi disa muaj zhgënjyes , ku luajti vetëm në tetë takime me “Cottagers” dhe nuk shënoi asnjë gol.
Interes për shërbimet e sulmuesit kuqezi kanë edhe klubet e Evertonit dhe të Milanit.
Në sezonin 2020-2021, Broja u huazua te “Shenjtorët”, ku shënoi edhe nëntë gola.
Chelsea e lë të lirë lojtarin kuqezi nëse paguhen 35 milionë paund, por vështirë që Southampton ta shpenzojë një shifër të tillë.
Trajneri i “Shenjtorëve”, Raswll Martin kërkon një tjetër sulmues që të shtojë konkurrencën në repartin ofensivë si edhe ta forcojë ekipin, që do të luftojë në sezonin e ardhshëm në Premeir League. Reparti sulmues i Sauthemptonit përbëhet nga Adam Armstrong dhe Ros Stjuart, ndërsa kontrata e Çe Adams ka skaduar.
Për Brojën ajo që ka rëndësi është një ekip ku të ketë mundësinë që të luajë rregullisht e të rikthehet të kapë formën optimale.
Klan News