Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, deklaroi se diskutimet zyrtare mbi një zgjatje të kontratës kanë filluar me klubin e Premier League. Mbrojtësit holandez i përfundon kontrata në fund të sezonit.
Lojtari 33-vjeçar u transferua tek të kuqtë nga Southampton në vitin 2018 dhe që atëherë e ka ndihmuar ekipin që të fitojë Premier League, Champions League, dy trofe të Lig Kap, Kupën FA Cup dhe Botërorin e Klubeve.
“Mund të them se diskutimet po vazhdojnë me njerëzit e duhur! Ato kanë nisur, por nuk e di, do të shikojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Fokusi im i plotë është te Liverpuli, dua të fitoj sfidat në vazhdim dhe asgjë tjetër! Ndihem shumë mirë, fizikisht, mendërisht dhe po argëtohem! Përkushtimi i plotë është me Liverpulin dhe për të qenë i suksesshëm në këtë sezon.”
Trajneri i të kuqve, Arne Slot ka deklaruar më herët se futbollistët si Van Dijk, sulmuesi egjiptian Mohamed Salah dhe mbrojtësi i Anglisë, Trent Alexander-Arnold, të cilëve u përfundojnë kontratat në verën e ardhshme, duhet që t’i fitojnë rinovimet.
Holandezi e bëri të qartë se çdo zgjatje e kontratës do të varet nga performanca e tyre në sezonin aktual. Liverpool kryeson renditjen e Premier Ligës me një pikë më shumë se Manchester Cityt pas tetë takimeve të luajtura.
Klan News