Trajneri i Anglisë Gareth Southgate deklaroi se po bën më të mirën që të bllokojë kritikat ndaj “tre luanëve” për performancën në fazën e grupeve. Në konferencën për shtyp para sfidës së raundit të 16-ve kundër Sllovakisë, tekniku deklaroi se nuk është gati të bëjë ndryshime drastike.
“Ne kemi qenë në të tillë situatë shumë herë më parë! E dimë se çfarë do të të thotë! Mendoj se çdokush është gati për sfidat! Kundërshtari jonë është i mirë dhe e dimë se duhet të tregohemi të saktë me dhe pa topin. Jam i emocionuar për këtë përballje dhe besoj do të përmirësohemi, e kemi treguar në sfidën e fundit ndaj Sllovenisë.”
“Tre luanët” konsiderohen si ndër favoritët për ta fituar turneun, por paraqitjet e tyre në tri sfidat e para të grupit nuk kanë bindur. Në nisje të turneut, shqetësimi më i madh i Anglisë ishte mbrojtja, por që ka qenë reparti me performancën më të mirë në tri takime të luajtura.
Por pritshmëritë janë të mëdha për mesfushorin Jude Bellingham, i cili pas nisjes së mirë, pati një rënie të performancës së tij.
“Tre luanët” kurrë nuk janë mposhtur nga Sllovakia, ndërsa në total janë përballur 6 herë, me anglezët që morën barazimin e vetëm në Euro 2016. Trajneri Southgate ka qenë në fushë në kualifikueset e Euro 2004, kur ‘tre luanët’ u ndeshën me sllovakët.
Edhe trajneri i Sllovakisë Françesko Kalzona jep përshtypjet e tij për rivalët.
“Kur Anglia luan mirë, bëhet e pathyeshme! Është e qartë se duhet të japim më të mirën. Por duhet të jemi edhe të kujdesshëm. Mendoj se Anglia është ekipi më i mirë i Europianit sa i përtetk cilësisë. Të përfitojmë nga dobësitë e tyre, nga gabimet që do të na dhurojnë.”
Tek Anglia duhet të kenë kujdes pasi Sllovakia do të kërkojë t’i befasojë në Europianin e tretë radhazi që merr pjesë. Sllovakët e nisën fushatën duke befasuar Belgjikën, që pozicionohet në vend të tretë në renditjen e FIFA-s.
Ndeshja do të transmetohet në Klan Plus në orën 18:00.
Klan News