SPAK ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesë për të konfiskuar një sërë pasurish të Elvin Merlikës në kuadër të procedimit pasuror të vitit 2022.
Hetimi pasuror ndaj Elvin Merlikës nisi pas dyshohet si personi që ka siguruar kushtet dhe mjetet për të vrarë Indrit Doklen, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Pasuritë e tij janë të sekuestruara më 23 Janar 2023, dhe tani për to SPAK kërkon të konfiskohen dhe t’i kalojnë shtetit.
Sipas SPAK, në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.
Elvin Merlika është i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet.
Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:
- 100% të kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.
- 49% të kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.
- 100% të kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.
- Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
- Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m2, në zonën e Kasharit.
- Pasuri e paluajtshme e llojit truall me sip. 6026 m2, ZK.3051, me adresë Priskë Tiranë.
- Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
- Pasuri e paluajtshme e llojit arë më numër, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
- Pasuri e paluajtshme e llojit apartament më numër, me sipërfaqe 38.85 m2, me adresë Yzberisht Tiranë.
- Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 81.24 m2, në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
- Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sip. 50.82 m2, në posedim nga shoqëria “………..”,.
- Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 89 m2, me adresë Tiranë.
- Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 35.09 m2, me adresë Tiranë.
- Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sip. 9 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri” Tiranë.
- Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip.30.2 m2, me adresë Rruga “Karl Gega.
- Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.
- Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
- Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
- Pasuri e paluajtshme e llojit pyll me sip. 6026 m2, me adresë Priskë e Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur (Fusha e Bukur).
- 9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme.