1 vit e 6 muaj burg dënim kërkoi Prokuroria e Posaçme për Eduart Kaprin, ish-kryebashkiakun e Pogradecit.

Në rast të gjetjes fajtor sipas kësaj kërkese, ish-kryebashkiaku do të dënohet me 1 vit burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

SPAK e akuzon Kaprin se ka shpërdoruar detyrën pasi lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të një pallati 12-katësh në Pogradec, i ndërtuar nga një shoqëri ku ai vetë ka qenë administrator.

Tv Klan