Lajme Arkiva 2003

Transparencë në qeverisjen vendore, ky është synimi i aktmarrëveshjes së nënshkruar mes kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës Spartak Ngjela dhe Institutit Shqiptar të Teknologjive të Informimit.

Sulm korrupsionit me anë të transparencës, kjo do të jetë një nga shtyllat kryesore të qeverisjes lokale të Partisë Demokratike.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe lideri i opozitës Sali Berisha. Më pas fushata elektorale e kandidatit Demokrat për bashkinë e kryeqytetit vijoi në njësinë periferike numër 1.

Spartak Ngjela: Zotërinj mbaheni mend këtu që për zgjidhjet që jap, për implementimin e idesë sime për atë qe do të bëjmë bashkë, kam bërë edhe 10 vjet burg, jam gati të bëjë edhe 10 të tjera nëse do të doni ju, por fjalën do e mbaj. Absolutisht. Ta dinë mirë, ju lutem , kam ardhur të bëjë kontratën me zonën tuaj.  Ta dinë mirë që nga gardiani dhe polici i rrugës dhe deri te kryeministri shqiptar pa përfillur, kryebashkiak dhe sekretarë bashkish, se askush nuk mund të më ndalojë që të mbajë fjalën time dhe më mirë nga të gjithë e dinë bashkëvuajtësit e mirë, e dini ju, por sidomos ata që janë në pushtet./tvklan.al