Lajme Arkiva 2003

Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës si edhe stafi i tij, kanë zhvilluar një miting elektoral në zonën e Kombinatit. Për të mbështetur kandidatët demokrat këtë herë kishte ardhur dhe kryetari i kësaj partie Sali Berisha.

Në fjalën e tij midis të tjerash Ngjela ka premtuar se do të zgjidhi edhe për këtë zonë problemin e ujit, punësimit, arsimimit, si dhe problemin e vend-hedhjes së mbeturinave në Sharrë.

Spartak Ngjela: Ne do ti qëndrojmë deri në fund 3 zgjidhjeve të mëdha për qytetin e Tiranës dhe për Kombinatin. Ujin, punësimin dhe arsimin. Që javën e parë të marrjes së Bashkisë së Tiranës do të filloj të rregulloj zgjidhjen e kësaj bombe ekologjike, që quhen plehra që digjen.

Më pas e ka marrë fjalën edhe lideri demokrat Sali Berisha.

Sali Berisha: U bëj thirrje të votoni më 12 tetor Fatmir Nezën, të votoni avokatin e lirisë.

Ngjela ka patur edhe një takim me akademik dhe intelektualë të Tiranës. Ai foli për bashkëpunimin që do ti ofrojë kësaj elite intelektualësh, si dhe nxori në pah idenë e formimit të një këshilli konsultativ, në bashki me pjesëmarrjen e tyre./tvklan.al