Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kandidati demokrat Spartak Ngjela ka marrë mbështetjen e të përndjekurve politikë në një takim që ka pasur me to. Për herë të parë rreth Ngjelës janë mbledhur të gjithë shoqatat e të përndjekurve duke i siguruar atij votën. Ndërsa nga ana e tij, pretendenti demokrat u shpreh, se të përndjekurit politik do të trajtohen si të gjithë qytetarët e tjerë, duke ofruar jetesë më të mirë.

Spartak Ngjela:- “Unë i ftova, sepse veç e veç, e kishin dhënë mbështetjen, këtu i ftova që të gjithë në formë miqësore dhe ata e shprehën mbështetjen e tyre, në lidhje me kandidimin tim për kryebashkiak të Tiranës”.

Gazetarja:- “Duke pasur parasysh nëse ju do të jeni kryetar bashkie, çfarë u premton të përndjekurve politikë për statusin e tyre?

Spartak Ngjela:- “Unë jam kryetar bashkie, kryetari i bashkisë i ka të gjithë qytetarët njëlloj dhe ata janë koshient sa e dinë shumë mirë këtë. Ata erdhën për të më mbështetur në funksion politik të votës, pra mbështetjen time për votën, kurse përsa u përket atyre të tjerave çfarë do të përfitojnë pasi të jem unë krytar bashkie, ashtu sikurse të gjithë qytetarët. Ata kanë besim që unë do ta zhvillojë qytetin, ata kanë besim që unë do ta zbusë papunësinë, do ta zbusë varfërinë dhe bashkë me gjithë qytetarët do të përfitojnë me gjithë të tjerët”.

Paradite Ngjela ka takuar shitësit ambulantë të tregut “5 Maji”. Ngjela ka parë nga afër kushtet e tregtimit të mallrave dhe ka dëgjuar prej tyre ankesat konkrete./tvklan.al