Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës Spartak Ngjela ka takuar tregtarët çamë në qendër të kryeqytetit. Biznesmenë të vegjël shprehen ankesat e tyre për taksat e larta në raport jo të drejt për kushtet që u plotësohen për zhvillimin e tregtisë së tyre, duke pasur parasysh infrastrukturën e dobët.
Ky shqetësim iu komunikua kandidatit Ngjela, me shpresën se me ardhjen e tij në krye të bashkisë së Tiranës, do të bëhej më mirë, këtë premtim i dha tregtarëve kandidati Ngjela.
Spartak Ngjela:- “Unë kam ardhur këtu sepse kam të dhëna, që tregun tuaj e kanë keqtrajtuar, madje me tendencë politike dhe për këtë arsye jam këtu. Ky është një nga tregjet më prestigjioz të Tiranës. Është biznes i vogël, por që ka volum shumë të madh pune. Të gjitha statistikat i kam, pikërisht për këtë kam gjetur rastin këtu për të treguar, se plani im dhe i PD është që biznesi i vogël të përjashtohet nga taksat. Juve do t’ju shikojmë me përparësi”./tvklan.al