Lajme Arkiva 2003

Fshati Damës për herë të parë i ka vënë gishtin kokës dhe ka vendosur të mos votojë më 12 Tetor. 20 burra të majtë dhe të djathë u mblodhën bashkë në rrëzë të rrapit. Kuvenduan dhe vendosën që të mos lejojnë hyrjen e kutive të votimit në fshat.

Banori:  Fshati Damës ka refuzuar dhe ka kërkuar të mos vijë kutia e votimit në damës pa na krijuar kushtet. Të na bëjnë xhaden, pasarelën, qendrën sanitare, reperditorin të na e rregullojnë që ta marrë përherë Tiranën, të paktën atë kanal që është i mundshëm se të tjerat nuk janë të hapur. Të gjitha këto kërkesa tona ne i heqim mënjan me një takim me deputetin të cilin e kemi kërkuar.

Gazetarja: Kush është deputeti i zonës?

Banori:  Deputeti i zonës është kryeministri Fatos Nano.

Banori:  E simpatizoj PS-në se  është për shtresën e mesme dhe të ulët, por këtë radhë jemi shumë të indinjuar si fshat se nuk na është bërë asgjë. Shkuan dy legjislacione që zgjidhet pushteti lokal dhe nuk na kanë bërë favorin më të vogël. Nuk e përjashtojmë këtu që e djathta ose e majta. Asnjëra nga partitë që ka pasur fuqinë nuk ka ngulur një gozhdë në fshatin tonë, që të themi se këtë gozhdë e ka ngulur PD-ja si pushtet dh ekëtë gozhtë e ka ngulur PS-ja si pushtet. Fatkeqësia natyrore vitin që kaloi, plot 1 vit nga rreshjet e shiut na u prishën xhadet, xhadet dhe rrugët e fshatit marrim bereqetin në krahë nga pasarela dhe e sjellim në Damës si në kohën e Turqisë, pkus kësaj me të sëmurë kemi udhëtuar në krahë që i kemi çuar në spital, në krahë me barrela. Spitalet e pilesë ose në Gjirokastër s’komunikon asgjë. Për të edukuar, mirë ne se jemi të edukuar brezi i rritur, por të vegjlit dëgjojnë vetëm italinë, vetëm stacione të huaja. Para dy muajsh na sollën një stacion që merr vetëm TVSH dhe ajo një ditë ëhstë e rregullt, 10 ditë nuk është e rregullt. U kemi bërë kërkesë pushtetit lokal për të futur kanalin e Klanit. Na thonë duhen 5 milionë lekë.

Banori:  Qoftë pozita qoftë opozita pasi ne këto 12 vjet u lodhëm duke i votuar. Me këta të opozitës apo pozita, ne këtu si fshati Damës i Tepelenës, na ka falur natyra këtë fshat të bukur  me ujë dhe me të gjitha të mirat. Për çfarë i duam ne dy qytetet që kemi afër qoftë Tepelenën,  qoftë Memaliajin, kur ne kemi një det përpara, një Vjosë ën të cilën janë mbytur njerëz. Kemi një pasarelë kanë rënë njerëzit kanë vdekur. Kështu ky popull u rëndua tepër nga këto dhe kur the tepër do them burra, gra, fëmijë, sepse ata na kanë ardhur këtu për të lypur votat, kanë bredhur derë më derë si lypsar, janë sjellë si burra të mirë kur kanë ardhur dh ena kanë marrë votën dhe nuk kanë ardhur njëherë të na gënjejnë të na thonë se ne do ju bëjmë këtë. Por kanë marrë votën dhe kanë ikur. Siç e thashë janë sjellë si burra të mirë thua se ata do e bënin këtë fshat, sa marrin vota siç e përsërita. Unë jam i opozitës.

Gazetarja: Kush është deputeti i zonës?Ju çfarë përfaqësimi keni në fshat?Ju jeni kryetari i Partisë demokratike në fshat?

Banori:  Po unë jam kryetari i Partisë Demokratike. Meqë ky popull e pa këtë gjendje kështu dhe vendos çdo të bëjë. Do tu japë vota atyre të na kthejë kurrizin? Në kemi patur këtu që martova unë vajzën e vëllait me kuaj si në kojet e para. Erdhën e morën me kuaj dhe e çuan në Tepelënë. Dhe të sëmurë siç e përsëriti ai i pozitës, edhe të sëmurët kështu. Këta pushtetarë, këta lëmoshaxhinjë, që kërkojnë një kolltuk, ne u lodhëm duke u shtruar kolltukët e duke rregulluar kolltukët e këtyre njerëzve. Nëse është e mundur të bëjnë, atëherë ne para kësaj që ndodhi këtu një kantastrof e vërtetë, për telegram i kam paguar lekët nga xhepi për thirrjen që i bëra Fatos Nanos si deputet. Nga xhepi i kam paguar. I themi në telegram. Është bërë një katastrofë e vërtetë në Damës dhe tekstualisht ka qenë katastrofë.

Gazetarja:Përmbytje?

Banori:  Po, përmbytje. Këtu u bë tmerr. As ktheu përgjigje Fatos Nano, nëse do të bëhet apo nuk do të behet dhe nuk u bë asgjë. Tani në 15 shtator ndodhi ajo stuhi këtu para 15 ditësh sollën një zetorë dhe pastruan plehrat. Pse nuk e bënë që atëherë? Apo e bën tani se duan të vijnë me vetura, duan të vijnë me makina zotërinjtë që të lypin votat këtu.

Banorja: Të gjithë atë rrugë ne e bëjmë në këmbë nga andej deri këtu, me fëmijë të vegjël.

Gazetarja: Për sa minuta e bëni?

Banorja: Për 50-60 minuta. Gati një orë me fëmijët përdore, vajza klasa e parë, djali në klasë të katër dhe probleme kemi shumë.

Banori:  13 vjet çlirim në fshatin tonë nuk është vënë një gozhdë. Ne nga shtatori u izoluam nga natyra. U bllokuan rrugët, ngelëm pa ushqime, pa bukë dhe nuk kishim nga të shkonim. Rrugë s’kemi, ura është prishur. Ne nuk kundërshtojmë për kutinë e votimit të mos vijë. Çdo lloj ngjyre qoftë, çdo lloj partie të vijë, por ama ato që kemi kërkuar nuk na është bërë asnjë gjë. Një gozhdë nuk na është ngulur në fshat, prandaj e kemi kërkuar që nuk pranojmë kuti votimi në fshat.

Banori:  Ne nuk kemi parë asnjë të deleguar këtu në 13 vjet, madje edhe kur janë votimet. Na japin premtime plot, por ne nuk kemi besim. E kanë filluar atë xhade disa herë janë harxhuar para, por prap ne nuk kemi xhade. Ne jemi plotësisht të bllokuar. O të marrë masë shteti dhe të na heqë fare që këtej  se këtu vetëm të vdesësh , se m errugën mban dy orë që të ikësh që këtej dhe dy orë që të vish në Tepelenë, tani që është kohë e thatë se po ra shi ne nuk shkojmë dot jemi të shkëputur nga Tepelena. Vend për ambulancë ka, ne infermiere kemi. Sepse vijnë kutitë e votimit i kemi dhënë votat 100% e deri më tani asgjë s’kemi parë.

Banori:  Thonë kështu në qoftë se ti nuk pranon të votosh ta hoqëm gruan nga arsimi dhe po bëre politik të hoqëm edhe ty. Çfarë të bëjmë pastaj? Ne kemi vendosur kështu. Nuk pranojmë kuti votimi. Asnjë nga Damësi nuk do të shkojë të marrë kuti votimi. Se kush do ta marrë e ta sjellë këtu nuk e di, por ne nuk do të marrim kuti votimi . të gjithë si komision, se komisionet janë nga fshati, ne si komision kemi vendosur  të mos marrim kuti votimi. Ata po të duan le ta sjellin, por nga ne komision nuk ka.

Ky vendim bie poshtë vetëm nëse deputeti i zonës Fatos Nano do të ulej me ta për të kuvenduar, për të thënë një fjalë të mirë sepse dasianët janë sprovuar në zgjedhjet e kaluara se jo çdo gjë që thuhet në fushatë bëhet ne realitet.

Të pambrojtur nga shteti por të ruajtur nga zoti banorët i gëzohen ujit që nuk mungon në çdo cep të fshatit, bujqësisë, blegtorisë dhe gjuetisë. Me të përfunduar arsimin e detyrueshëm vajzat mbyllen në shtëpi për tu martuar menjëherë më pas diku larg në qytet ku nuk mungon çakulli elektoral dhe asfalti.

Prefekti i Gjirokastrës Astrit Llanaj sikundër edhe ne vizitoi për herë të parë Damësin pas peticionin. Pas takimit prefekti u largua me mendimin se fshati do të votojë pavarësisht se kryeplaku nuk e pohoi një gjë të tillë.

Astrit Llanaj: Fshatarët janë të ndërgjegjshëm nuk është herë e parë që marrin pjesë në votim. Ashtu siç kanë votuar edhe herë tjetër do të votojnë edhe këtë radhë, por se për kë të do të votojnë, për atë djalë që është më i mirë për atë kandidatë që u zgjidh hallet dhe shqetësimet.

Kryeplaku: Sipas konkludimit që bëmë sot me prefektin, ky është edhe i dërguari i kryeministrit, na premtim se do të fillojë punë. Nëse fillon puna dhe vazhdon normalisht ne i tërheqim, në rast të kundërt ne do ti qëndrojmë peticionit.

Tv Klan është i pari në 13 vitet e fundit që shkeli në Damës sipas banorëve. Kjo ndoshta edhe për fajin se ky fshat është 40 kilometra larg Tepelenës dhe mjeti më i shpejtë për të mbërritur në majë të kodrës së Damësit është mushka, e cila shpesh konkurrohet nga gomari. Pas reshjeve të fundit të vitit të kaluar shumë banorë e braktisën fshatin. Ndërsa të rinjtë gjurmuan Greqinë. Sot gjithsej në Damës banojnë 130 vetë dhe pjesa dërrmuese mbi moshën 60 vjeç./tvklan.al