Ermir Dobjani: “Ndërtimi i këtyre objekteve që tregojnë përkatësi fetare në vende pa u marr konsensusi i gjerë i të gjithë banorëve ose zonës, nuk është gjë e mirë, e trondit harmoninë fetare”.
Ermir Gjinishi: “Mungesa e ligjit bëri që të krijohej një farë përplasje”.
Imzot Rrok Mirdita: “ Toleranca fetare në Shqipëri nuk është se është një meritë e udhëheqësve fetarë, por është më tepër meritë e popullit.”
Sulejman Muça: “Në mes të lagjes është ndërtuar një Kishë pa.. mund të them edhe ndoshta dhe prona edhe sikur të ketë. Kujt i shërben kjo Kishë?”.
Sot Shqipëria është shtet pa fe zyrtare dhe liri besimi të garantuar me kushtetutë. Dy besimet semite myslimanizmi dhe krsitianizmi dhe 4 fetë si bektashizmi, sunizmi, ortodoksizmi dhe katolicizmi kanë festat e tyre kombëtare për shkak të prezencës historike në këtë vend. Po aq prezent janë edhe kultet dhe simbolet e tyre fetare. Një fjalë e vjetër thotë “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, kurse një tjetër thotë “Feja është parti”.
Sulejman Muça: “Në Shqipëri kanë filluar fenomenet e spekulimit të ngritjes së kulteve fetare.. të ngritjes së institucioneve fetare vend e pa vend, që do të thotë plus atyre restaurimeve dhe ringritjes së atyre xhamive ekzistuese që kanë qenë, filluan edhe ngritjen e xhamive të reja ose kishave të reja që në Tiranë deri diku jemi vetë dëshmitarë”.
Ermir Dobjani: “Ndërtimi i këtyre objekteve që tregojnë përkatësi fetare në vende pa u marr konsensusi i gjerë i të gjithë banorëve ose zonës, nuk është gjë e mirë, e trondit harmoninë fetare, krijon probleme me religjione të ndryshme që ne kemi dhe pikërisht për këtë arsye ne kemi propozuar që në vitin 2005 që të bëheshin një ndryshim me ligjin për urbanistikën”.
Ermir Gjinishi: “Të gjithë objektet apo simbolet fetare ngriheshin me iniciativa të institucioneve fetare, por shpesh herë sidomos këto që krijuan dhe përplasje janë ngritur me iniciativa të komuniteteve lokale të themi nga besimtarët pa pasur në konsideratë asnjë lloj parametri”.
Imzot Rrok Mirdita: “ Është e nevojshme që shteti sigurisht ta rregullojë, një parim duhet ët jetë i qartë se në vendet publike pa lejen e organeve kompetente nuk duhet që të ndërtohen kurrfarë simbolesh ose shenja domethënë kulti të asnjë komuniteti fetar edhe për hir të një lloj respektimi reciprok të komuniteteve se në qoftë se dmth kështu pa kurrfarë kriteresh ndërtohen objekte kulti, shenja, simbole atëherë sigurisht që do të vijnë edhe deri te mos keqkuptimet edhe nganjëherë mund të jetë edhe ndonjë konflikt sikurse ka pas tentativa edhe faleminderit Zotit që gjithçka ka përfunduar sepse ne, udhëheqja e komuniteteve fetare e kemi të qartë dhe bile nga ana e kishës katolike ne kemi dhënë edhe eksplicite drejtpërdrejt, kemi urdhëruar atyre që anë nën kompetencat tona juridike sikurse besimtarë, kisha që jo vetëm me bekimin, por as nuk janë të lejuar që të vendosin shenja dhe të mbështeten nuk e di në një autoritet të komunitetit fetar në këtë rast konkret të kishës katolike, pra është shumë e rëndësishme që të respektohen njëri tjetri, të evitohen nganjëherë akte, veprime që nganjëherë e them edhe këtë provokuese sepse një akt në vetvete mund te jetë edhe i mirë në vetvete po është motivi ai pastaj që e karakterizon e i jep pozitiv o negativ. Se në qoftë se dikush e vë një shenjë atje për të treguar, për ti shit dikujt çka po di vet, me i tregu një lloj identiteti se ky territor4 i përket këtij komuniteti ose atij komuniteti a marrë parasysh se është një territori i cili nuk i përket një njeriu.”
Arsimi politik në Shqipëri është jofetar dhe indoktrinomi fetar në to ndalohet me ligj në dallim nga shumë vende. Feja në Shqipëri nuk përfshihet si lëndë mësimore. Sipas të dhënave të departamentit amerikan të shtetit në vend ka rreth 14 shkolla private fetare me 2600 student gjithsej. Pas 15 vjet ateizëm formal dhe informal.
Në vitin 1992 të dhënat japin pamje popullsie me 74% jofetar. Pas vitit 1993 e deri në 2006-ën sipas sondazheve të të huajve në vend vlerësimet konkretizohen sërish tek 72% deri në 75% jo fetar. Po të kthehemi pak në kohë në vitin 2002, në Shqipëri do të shënoheshin 31 shoqata kristiane që përfaqësojnë 45 organizma të ndryshme dhe 17 shoqata dhe grupe islamike. Qershia mbi tortën fetare janë dhe 500 deri në 600 misionar të pavarur fesh të ndryshme.
Sulejman Muça: “Kemi parasysh këtu në Shqipëri, janë bërë viktimë e këtyre predikimeve edhe një numër i madh fëmijësh të ashtuquajturit e sekteve fetare siç jemi dëshmitare të lëvizjet e atyre të sektit Jehovaj. Ky është një krim në të cilët ka dijeni dhe strukturat shtetërore”.
Ermir Dobjani: “Kohët e fundit përsëri ka ardhur një përfaqësi e një komuniteti fetar që ka kërkuar që ky problem të disiplinohet dhe të mos lejohet secili të veprojë me kokën e tij”.
Sulejman Muça: “Janë edhe disa institucione të tjera fetare që në Shqipëri në njërin Krahë thonë që ne i shërbejmë komunitetit, në krahun tjetër të zënë pikat kyçe. Duhet të ekzistojë një ligj që të rregulloj raportet mes fesë, shtetit dhe shoqërisë. Nuk mund të ketë një shoqëri të pa kontrolluar, nuk mund të ketë një institucion të pa kontrolluar, nuk mund të ketë edhe një fe e pa monitoruar”.…/tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani
Operator: Klodian Keçi
Montazh: Denis Merdani