Ish-kreu i AKI-së Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Komunës së Malishevës si Fadil Fazliu raportohet të jenë arrestuar nga Zyra e Prokuroria të Specializuar. Arrestimin e tyre e ka konfirmuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Klinaku.
Ndërkohë zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nëpërmjet një komunikate ka konfirmuar se ka kryer operacione në Kosovë në lidhje me hetimet që është duke i kryer për vepra penale kundër pengimit të drejtësisë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Gjatë ditës është bastisur edhe shtëpia e Hajredin Kuçit, ish-kryetar i PDK-së dhe ish-ministër i Drejtësisë.
E për Klinakun arrestimet po bëhen pa asnjë fakt. Hashim Thaçi dhe të tjerët ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Ndaj tyre rëndojnë akuza për krime lufte.
Tv Klan