I Dërguari i SHBA për mision të posaçëm Richard Grenell ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Zyrtari amerikan thekson në rrjetin social “X”, se Kurti  është kritikuar vazhdimisht nga administrata amerikane, si ajo demokrate ashtu dhe ajo republikane.

“Qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden. Si Republikanët ashtu edhe Demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për marrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.”


Grenell thekson se për shkak të qeverisë Kurti, shumë kompani amerikane nuk po investojnë në Kosovë. Ai bëri thirrje që të mos mashtrohen nga retorika e Kurtit se Kosova  është pranë Shteteve të Bashkuara.

“Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka qenë kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni!”

Ky qëndrim i ashpër ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së Kosovës vjen disa ditë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Tv Klan