Me ardhjen e disa aparaturave te reja, tashmë në “Spitalin Francez” në QSUT mund të kryhen të gjitha ekzaminimet për problemet e syrit. Sipas Prof.Dr. Pajtim Lutaj kjo është pozitive si për punën e mjekëve, ashtu edhe për vetë pacientet që kanë nevojë për këto shërbime.
Pajtim Lutaj, mjek Oftalmolog, QSUT: Skaneri i syrit i cili është nga më të mirët që ka ardhur, ka disa funksione. Aparati i dytë që ka ardhur është një mikroskop ultra që për ne kirurgët na krijon kushte ideale për operacionet e syrit. Në qendrat spitalore universitare të vetme të vendit tonë futet kirurgjia e retinës, një kirurgji që i ka munguar këtij shërbimi.
Sipas profesor Lutajt vitet e fundit janë shtuar edhe pacientet e rinj që kanë probleme të konsiderueshme me shikimin.
Pajtim Lutaj, mjek Oftalmolog, QSUT: Nëse thoshim përshembull që katarakti apo perdja prek pacientë mbi 60 vjeç sot e gjejmë edhe tek 50 dhe 40 vjeçarët edhe në sajë të ekzaminimeve të mirëfilllat të rritjes së kulturës së popullit që kërkojnë që të rregullojnë shikimin sa më mirë për punën e përditshme. Degjeneracionet makulare të lidhura me moshën që janë më të shpeshta pas moshës 60 vjeç dhe e invalidizojnë shumë pacientin.
Kirurgjia e retinës u vjen në ndihmë rreth 300-500 pacientëve në vit që këtë ndërhyrje mund ta kryejnë në QSUT, në Spitalin Francez.
Klan News