Një defekt në aparaturën e radioskopisë në spitalin rajonal të Fierit ka lënë prej 2 javësh në mëshirë të fatit qindra pacient të prekur nga sëmundjet e zemrës dhe organeve të frymëmarrjes. Ekzaminimi i pacientëve është i pamundur dhe kjo pa bërë që shuam prej tyre t’i drejtohen klinikave private ose qyteteve më të afërta.
“Shkuam për të bërë EKO dhe skopinë. Aparatura e skopisë nuk punonte, bëra EKO-n, erdha drejt e një shtrat.”|
“Nuk ka film, ik në ministri tha drejtori, ku të vete në ministri, kam gjunjë të vete në ministri. Jemi të vdekur.”
“Ku të vete tani… ku kërkohet, 10 ditë kam që më është dhënë për të bërë skopinë dhe akoma vazhdon që mos ta bëj.”
Rivendosja në punë e aparaturës kërkon blerjen e pajisjeve nga jashtë për të cilat nuk është siguruar akoma fondi i nevojshëm.
Jonida Jahiqi: “Aparati i skopisë ka një defekt për shkak të secilit nuk funksionon edhe lidhur me problemin e grafisë, janë mbaruar filmat, është kontaktuar me zyrën e financës pranë drejtorisë së spitalit për të ditur çfarë ka ndodhur me fondet e caktuara për blerjen e këtyre filmave, se si do të riparohet nga Gjermania apo nga Shqipëria, unë për këtë nuk jam kompetente.”
Ashtu si në të gjithë vendin përveç aparaturës së radioskopisë, spitali i Fierit ka mungesa të shumta të medikamenteve dhe pajisjeve të tjera mjekësore./tvklan.al
Gazetar: Kristaq Thano
Montazh: Renis Zela