Nisma e ministrisë së Shëndetësisë për të evituar stoqet e medikamenteve në të gjitha spitalet e rretheve duke se po nxjerr në pah rrënjët e një skandali që lidhen me abuzimet dhe korrupsionin me ilaçet.
Nën drejtori i spitalit rajonal të Fierit thotë për Tv Klan se në këtë spital, në kohën që ministria e Shëndetësisë drejtohej nga Nard Ndoka, janë blerë ilaçe për repartet që as nuk ekzistojnë.
Lista e barnave të planifikuara për këto pavijoni inekzistente përbën edhe pjesën më të madhe të stokut.
Foni Pilo: “Në spitalin e Beratit kemi dhe medikamente që nuk përdoren. Këto zakonisht janë medikamente që në spitalin e Beratit nuk ka reparte të atilla që të përdoren këto medikamente, siç është për shembull biopsia. Këtu në listë ne kemi pjesën më të madhe të medikamenteve që nuk përdoren të këtij reparti të biopsisë.”
Në spitalin Fierit në stokun e barnave janë gjetur dhe medikamente të skaduara prej vitit 2006.
Najada Jahiqi: “Është vetëm një lloj medikamenti i skaduar i cili do të nxirret jashtë përdorimit. Janë 4 medikamente të cilat janë afër afatit të skandencës. Janë medikamente që konsiderohen se janë të tepërta në farmacinë e Fierit.”
Pas zbulimit të këtij skandali me ilaçet ministrja e re e Shëndetësisë urdhëroi nisjen e një kontrolli të imtësishëm, për të evidentuar masën e saktë të barnave të mbetura stok në magazinat spitalore.
Me mbylljen e procesit të auditimit një pjesë e ilaçeve që janë brenda afateve të skadencës do të shpërndahen nëpër repartet përkatëse. /tvklan.al