Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Pas disa javësh pa gola, për javën e 8 të Kampionatit Kombëtar të futbollit, rrjetat tunden 21 herë. Këtë javë skuadrat vendase nuk kanë pësuar asnjë humbje, përveç Dinamos e cila ka barazuar në Tiranë 3-3 me Tomorrin pas disavantazhit 1-3.

Takimi Tirana – Teuta e Durrësit që është transmetuar drejtpërsëdrejti nga Tv Klan, është fituar me meritë nga kampionët e Tiranës 1-0, me golin e bukur të shënuar nga i riu Memishi, pas një goditje të saktë dënimi. Fitore të çmuara me të njëjtin rezultat 3-1, shënoi Elbasani drejt Shkumbinit dhe Flamurtari ndaj Skënderbeut të Korçës. Apollonia fiton ndaj Lushnjes 2-0 dhe Vllaznia ndaj Bylisit 1-0.

Renditja, në krye Tirana me 36 pikë, Teuta 33, Tomorri 32, Vllaznia 28, Shqiponja 27, Shkumbini 26, Dinamo 25, Bylis 24, Lushnja 23, Elbasani 21, Flamurtari 20, Partizani – Skënderbeu 18 dhe Apollonia me 16 pikë./tvklan.al