E diela e 11 gushtit ishte dita e fundit e sportisëve në fshatin olimpik.
Atletët me duar valixhet e tyre në daru larguan pasi kaluan ditë emocionuese në olimpiadë, me rekorde, e po ashtu edhe zhgënjime.
Sportistët u shprehën se ata ishin gati që të ktheheshin në shtëpitë e tyre pas kësaj eksperience.
Ndërkohë që në ditën e fundit të olimpiadës angazhimi i policisë franceze ka qenë maksimal.
Rreth 30 mijë persona u mobilizuan për të monitoruar situatën e shmangur problemet.
Oficerët patrulluan në këmbë Kullën Eifel, përreth stadiumeve dhe fshatit olimpik.
Olimpiada nisi më 26 korrik dhe në event konkuruan 10 714 sportistë.
Në ditën e fundit të eventit vëmendjen e mori një person, i cili ngjiti pjesën veriore të Kullës Eifel për t’u shoqëruar më pas nga agjentët.
Klan News