Anglia do të shpallet kampione e Europës sipas testeve të zhvilluara nga Sportradar me ndihmën e inteligjencës arificiale. Të dhënat e grumbulluara nga mbi 900 operatorë bastesh kanë nxjerrë në 24% të rasteve përfaqësuesen angleze si fituese të Euro 2024.
Finaliste parashikohet Franca me 18% shanse, ndërsa Gjermania vendi mikpritës i turneut shikohet si e treta me 15% të mundësive. Më pas renditen Portugalia dhe Spanja. Gara për shënuesin më të mirë të Kampionatit Europian sipas Sportradar do të diskutohet mes Kylian Mbappe dhe Harry Kane.
Diferenca është vetëm 0,4% me francezin që renditet i pari. Në vendin e tretë parashikohet Cristiano Ronaldo, i cili në Europianin e kaluar fitoi Këpucën e Artë. Mundësi më të pakëta kanë Bellingham, Giroud, Lukaku dhe Morata.
Tv Klan