Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Në Shqipëri gjatë 9 muajve të vitit 1999, kanë ndodhur 600 krime më pak se vitin e shkuar. Statistika është përpunuar nga punonjësit e dikasterit blu dhe është publikuar para pak ditësh. Sipas saj nga 4200 krime në 9 muajt e vitit të kaluar në të njëjtën periudhë të këtij viti ka ndodhur 3600. Në total krimet e kryera në vend janë klasifikuar në krime kundër personit të cilat zënë 32%, ato kundër pronës zënë 35%, droga 6%, aktet terroriste 1.4% etj.
Krimet ndaj personit apo vjedhjet me dhunë dhe me pasojë vdekje janë ulur në masën 21% secila. Statistika e përpiluar nga ministria e drejtuar nga Spartak Poçi vetëm për periudhën Qershor-Gusht ’99, kanë zbuluar 80% të krimeve të ndodhura në shkallë vendi.
Asgjesimi i më shumë se 30 bandave gjatë muajve të fundit duket se i kanë rritur deri diku besushmërinë e individëve dhe opinionit në përgjithësi për punën e policisë. Bashkërendimi i punës mes organeve kompetente i ngritur mbi baza të forta ligjore gjithmonë do të ketë rezultatet e pritshme nga opinion./tvklan.al