Pas 19 javëve të para, Dinamo kryeson renditjen, duke e mbyllur vitin 2024 në krye me 34 pikë.

Përveç kryesimit me pikë, statistikat tregojnë se blutë qëndrojnë në vendin e parë edhe për golat e shënuar.

Skuadra e Ilir Dajës, ka shënuar 30 gola, më shumë se çdo ekip tjetër, ndjekur nga Vllaznia me 29 gola, Partizani me 25 gola dhe Egnatia me 23 gola.

Vendin e fundit e mban Bylis, me vetëm 15 gola të shënuar. Sa i përket lojtarëve, renditja e golashënuesve, kryesohet nga Itodo Mandela, Baton Zabërgja dhe Bekim Balaj me nga tetë gola, ndërsa ndjek Ermir Rashica me shtatë gola.

Skuadra me mbrojtjen më të mirë në kampionat është Partizani. Të kuqtë deri në këto momente kanë pësuar vetëm 15 gola. Pas Partizanit në këtë statistikë të veçantë janë Egnatia dhe Laçi, që kanë pësuar nga 17 gola. /tvklan.al