Në fillim të ndeshjes kompanitë e basteve favorizonin Turqinë si fituesen e sfidës së parë në grupin. Përtej fitores 3-1, ndeshja dha shumë emocione dhe përfaqësuesja gjergjiane bëri një paraqitje dinjitoze në debutimin e saj në një kampionat evropian.

Kontrolli I topit ishte 56% për turqit dhe 44% për gjeorgjianët. Turqit realizuan 21 gjuajtje, prej të cilave 8 në portë kundrejt 14 gjuajtjeve, 5 prej të cilave në portë nga gjerogjianët.

Një tjetër statistikë interesante. Turqia do të bëhet skuadra e dytë që nis një ndeshje në Kampionatin Evropian me dy adoleshentë (Arda Güler 19 vjeç dhe Kenan Yıldız po 19 vjeç), pas Hungarisë në vitin 1964.

Arda Güler është lojtari më i ri që ka shënuar në debutimin e tij në një finale të Kampionatit Evropian (19 vjeç e 114 ditë), duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të Cristiano Ronaldos prej 19 vitesh e 128 ditësh të vendosur në 2004.

Arda Güler përveçse golashënuesi më i ri debutues ndonjëherë në finalet e Kampionatit Evropian (19 vjeç 114 ditë), krijoi pesë shanse shënimi kundër Gjeorgjisë. Ky është numri më I madh I krijuar ndonjëherë nga një lojtar adoleshent në një ndeshje në kampionatin evropian (që nga viti 1980).

Arda Guler u shpall dhe “Lojtari i Ndeshjes”

/tvklan.al