Bashkimi Evropian posedon plane rezervë për tejkalimin e kontekstit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, por për momentin nuk ka nevojë për aktivizimin e tyre.
Këtë vlerësim e ka dhënë në Shkup eurokomisari për zgjerim, Stefan Fule pas takimeve me kreun shtetëror të Maqedonisë.
Fule ka përsëritur qëndrimin se konteksti greko-maqedon nuk është vetëm një kontekst dypalësh, pasi ka implikime dhe në stabilitetin e gjithë rajonit. Andaj kërkoj që ky kontekst të zgjidhet brenda disa muajve.
Stefan Fule: “Bindja ime është se konteksti ka komplikime rajonale. Zakonisht në posedojmë plan B dhe C nëse plani A dështon, por unë nuk mendoj se plani A po dështon. Presim që deklarimet të shndërrohen në vepër”.
Ndërkaq në takimin e komisarit Fule me Kryetarin e Bashkimit Demokrat për Integrim Ali Ahmeti, përveç për çështjen e emrit është biseduar edhe rreth implementimit të marrëveshjes së Ohrit.
Ali Ahmeti: “Shpresoj që të gjithë janë të interesuar. Forcat politike në vend, komuniteti ndërkombëtar që të punojmë dhe të gjendet një zgjidhje e pranueshme për palët”.
Vizita e komisarit Fule është në vazhdën e aktiviteteve të përbërjes së re të Komisionit Evropian për të ushtruar presion për tejkalimin e çështjes së emrit.
Paraprakisht edhe përfaqësues të parlamentit Evropian dhe të SHBA-s kanë paralajmëruar se zvarritja e mëtutjeshme e çështjes së emrit mund të reflektohet negativisht në stabilitetin e Maqedonisë, por edhe të rajonit.
Nga Shkupi për Tv Klan Isen Saliu./tvklan.al