Bashkësia ndërkombëtare është e brengosur se zvarritja e çështjes së emrit mund të ndikojë stabilitetin e Maqedonisë dhe rajonit.

Mesazhe të tilla direkte kryeshtetërore të Maqedonisë i ka sjellë në delegacionin e deputetëve të parlamentit Evropian.

“Ka kaluar koha kur çështja e emrit ka qenë çështje bilaterale, tani çështja është shndërruar në sfidë për stabilitetin rajonal”.

Presion për zgjidhjen më të shpejtë të çështjes së emrit ushtrojnë edhe SHBA.

Filip Riker: “Mos i vështirësoni gjërat më tepër sesa ju nevojitet. Është koha që Maqedonia ta tejkalojë shkurtesën dhe të gjejë zgjidhje për emrin”.

“Qëndrimi i Kongresit Amerikan është i njëjtë me qëndrimin e Presidentit Obama, se çështja e emrit duhet të zgjidhet sa më shpejt dhe Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s”.

Zgjidhja e çështjes së emrit është kushti kryesor por anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Presioni i ndërkombëtarëve është intensifikuar për shkak të ngurrimit se zvarritja e kësaj çështje mund reflektohet negativisht në marrëdhënien ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Në sugjerime për zgjidhjen më të shpejtë të çështjes së emrit të premten në Shkup do të arrijë dhe Komisionari  Evropian për Zgjerim, Stefan Fule.

Nga Shkupi për Tv Klan Isen Saliu./tvklan.al