Vitin e ardhshëm, të dy kontratat 10-vjeçare koncesionare të Sterilizimit dhe Check Up-i përfundojnë. Por qeveria, siç Ministrja e Shëndetësisë pohoi përpara komisionit hetimor, për këto dy koncesione tha se ende nuk ka një vendim nëse këto shërbime do të vazhdojnë të menaxhohen nga privatët apo do të jenë nën administrim publik.
Ministrja Albana Koçiu: Ky do jetë një diskutim që do merret në konsultim me institucionet, ekspertët pasi një vlerësimi të performancës së dy kontratave, një analize.
Koçiu debatoi me deputetët e opozitës të cilët hodhën akuza se pacientëve nuk iu jepet shërbim nëse fondet buxhetore të parashikuara tejkalohen për atë periudhë mujore.
Ministrja Albana Koçiu: Ka një planifikim të caktuar, ka një diagnozë të caktuar. Kush janë diagnozat që presin ose jo dhe patjetër që nuk është kufizuar në asnjë rast mundësia për të bërë më të mirën ndaj pacientit.
Tv Klan