E pabesueshme, por e vërtet. 300 fëmijë paraqiten çdo ditë në urgjencën pediatrike me temperaturë të lartë, bark dhe të vjella.
Të gjitha këto shqetësime që çojnë fëmijët në dyert e urgjencës për mjekim vijnë si pasojë e temperaturave tepër të larta që po shoqërojnë vendin tonë.
Mjekët shprehen se fluksi është i madh, por gjithsesi ata janë në gatishmëri për t’i përballuar.
Sotirika Dimraçi: “Gjatë gjithë 24 orëshit, qoftë mesjavë e qoftë ditët e tjera që janë të pushimit, këtu mund të arrijë dhe deri në 300. Fluksi i paraqitjeve që marrin serume, që shtrohen në spital ose që marrin mjekim me ambulator në shtëpi. Ka vështirësi sidomos duke patur parasysh që dhe një pjesë e mirë e ambulancave fëmijët nuk paraqiten nëpër ambulanca. Zakonisht janë virozat të çrregullimeve gastrointestinale që i quajmë neve në gjuhën tonë. Viroza, të cilat paraqiten me temperaturë, me bark, me të vjella ose mund të mos i kenë dhe të treja këto shenjat.”
Mjekët e argumentojnë se pavarësisht numrit të lartë të urgjencave këto viroza janë karakteristike të stinës së verës.
Ata rekomandojnë që fëmijët të mbahen në ambiente sa më të freskëta, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kenë kujdes me ushqimet që përdorin./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami