Dacic del nga binarët/ Mallkimi i Neritan Cekës për votuesit e 30 qershorit.

Në seancën e fundit të OKB-së në New York, ministri i jashtëm serb Dacic është ngritur në këmbë duke fyer ambasadoren e Kosovës Vlora Citaku e duke quajtur kolonizatorë amerikanët e britanikët, me të cilët po bisedonte zonja Citaku.Një person me ngjyrë është filmuar në mes të New Yorkut, duke kënduar shqip, në një manifestim shqiptarësh.Neritan Ceka ka mallkuar të gjithë ata, që do të shkojnë të votojnë në 30 qershor. -Ju vraftë Zoti!, U qorrofshi! Ju zëntë bukën e kalamajve!-janë mallkimet e Cekës.

Skandali/ tender korruptiv për dezinsektimin, ISHP: punonjësit reflektuan!

Tashmë, që sezoni turistik ka nisur, të gjithë pushuesit kërkojnë siguri dhe pastërti.Pikërisht për të patur higjenën e kërkuar, në fillim të marsit 2019, ISHP nisi procedurat për dezinsektimin e zonave bregdetare nga mushkonjat.

Specialistja Enkelejda Dikollari, sqaron detaje nga ky proces.Pas denoncimeve për korrupsion në strukturën e posacme pranë kryeministrisë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, konstatori shkeljet dhe rekomandoi anulimin e tenderit dhe shkarkimin e 8 punonjësve të ISHP-së.Por rekomandimet e saj nuk u zbatuan kurrë.Vetë ISHP në përgjigje të interesimit të “Stop” thotë, se punonjësit kanë refkletuar, ndaj nuk janë shkarkuar. Ndërsa procesi i dezinsektimit mund të kryehet fare mirë edhe në qershor.Nga ana tjetër, sipas specialistes Enkeleda Dikollari,ky proces duhet bërë në periudhën mars, prill e maj, kur mushkonjat janë në fazën larvore. Efektet e dezinsektimit në muajt maj e qershor është jo efikas, pasi larvat janë në stadin adult dhe mbajtja në kontroll është e pamundur.

Skandali/gjyqtarja Pajtime Fetahu shantazhon gazetarin: O unë, o ju!

Kohë me parë emisioni “Stop” ka denoncuar disa nga shkeljet e gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu.Fetahu ka ndikuar në lirimin e një personi nga qelia, por është dokumentuar edhe roli i saj në falsifikimin e një dosjeje prone. Gazetari i “Stop” e ndeshi në gjykatë zonjën Fetahu dhe i kërkoi asaj versionin e vet mbi cështjet. Por gjyqtarja iu hakërrye me sharje e fyerje, duke e kërcënuar me shprehjen: O unë, o ju!