“Duke pritur Godonë…”. Në fakt Mimoza Limanaqi po pret të bëhet drejtësi, gjë që duket e vështirë. Ajo ka denoncuar në emisionin investigativ “Stop”, në Televizionin Klan, një rast të pa precedent.

Çfarë problemi keni zonjë?

Unë kam problem me pronat e ligjit 7501 dhe ka marrë burri im 2 dynym, vjehrra ime 2 dynym, kunati im 6 dynym sepse ishte dhe me djalin e vdekur. Deri në vitin 2008 e kemi punuar tokën rregullisht dhe i kemi paguar taksat rregullisht, komunës së Prezës. Kur u dha ligji që hyri kryeministri Edi Rama, dha urdhër që kush ka akt-marrje në pronësi, të bëjë të gjithë certifikatat të gjithë kush i ka me ligjin 7501. Dhe unë aplikova në komunën e Prezës, të gjithë dokumentacionin në rregull dhe komuna e Prezës ma solli të gjithë të rregullt në hipotekë, zoti Methalili dhe në hipotekë më doli problem. Një vit e gjysmë “vara-viu”, lart e poshtë. Më kanë sjellë lart e poshtë sa nga…

Për çfarë?

Për certifikatën. Më nxorën një letër si justifikim sikur kjo të pengon. Ajo ishte një letër fals. Pa as edhe një firmë të kryetarit të komunës, pa as edhe një firmë të anëtarëve të komisionit, pa as edhe një firmë të burrit dhe kunatit tim. Hipoteka… për me dalë e lame vetë, i çoi në prefekturë. Dhe prefektura me paturpësinë më të madhe, m’i shfuqizoi të gjitha akt-marrjet, saqë më çoi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

stop 2 stop 3

Sa seanca keni zhvilluar?

Janë zhvilluar gjashtë seanca. E shtata nuk u krye, sepse është duke i zgjatur duke i zvarrit gjyqtari. Nuk mund ta imagjinoj dot. Prona nuk është përmend asnjëherë. Deri sot nuk kam marrë zgjidhje as në gjykatë.

Shumë do pyesin ku qëndron problemi? Gjykata Administrative kërkon një dëshmitar për rastin e zonjës Mimoza Limanaqi. Ku është?

stop 4

Gazetarët e “Stop” me një kërkim të lehtë arritën ta gjejnë. Kapllan Limanaj ka ndërruar jetë që në vitin 1993./ tvklan.al