Ky qytet bashkë me tre komuna të tjera veriore të dominuara nga Serbët do të sfidojnë edhe një herë zotësinë e institucioneve të Kosovës, të cilat për më shumë se 10 vite nuk e kanë shtrirë pushtetin e plotë atje. Kësaj radhe është qeveria e Kosovës ajo që del më strategji për zgjidhjen e këtij problemi, për këtë është ndihmuar edhe nga ASIO dhe EULEX-i.

Kjo strategji sipas Kryeministrit Hashim Thaçi jep rekomandime për katër fusha.

Hashim Thaçi: “Fuqizimin e sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, reformimin e pushtetit lokal, apo decentralizimin dhe themelimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut. Adresimi i qeverisjes vendore në tre komunat, si  dhe përmirësimi i situatës sociale dhe ekonomik”.

Implementimi i strategjisë për Veriun e Kosovës rrit nevojën edhe për përmirësim të situatës ekonomike dhe sociale, prandaj Thaçi planifikon një fond të veçantë për këtë pjesë.

Hashim Thaçi: “Qeveria e Kosovës do të mund të krijojë fond të veçantë për çështjen e përmirësimit të gjendjes sociale dhe ekonomike në Veri të Mitrovicës”.

Strategjia për veriun sipas kryeministrit kosovar do të zbatohet duke respektuar planin e Ahtisari, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës./tvklan.al