“Stop ndotjes në Porto Romano” ishte mesazhi i protestës së dhjetëra studenteve të universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Porto Romano ndodhet vetëm 250 metra larg korpusit universitar, duke bërë që bashkëjetesa me plehrat dhe tymin që lëshohet nga djegia e tyre t’i rrezikoje ata seriozisht.
Të mbështetur nga pedagogët e tyre dhe banorë të zonës, studentet kërkuan marrjen e masave urgjente nga bashkia për ndërprerjen e hedhjes se plehrave ne këtë vendgrumbullim dhe nisjen e rehabilitimit e tij.
“Jo vetëm që vjen një erë e rëndë dhe nuk zhvillojmë dot mësim, por edhe është e dëmshme për shëndetin. Ne kërkojmë nga Bashkia mos t’i djegë mbeturinat por t’i çojë diku tjetër.”
“Vetëm për një qëllim. Të ndalojmë ndotjen në Porto Romano, e cila po bëhet kancer për ne”.
Edhe pse zona e Porto Romanos u shpall Emergjencë Mjedisore nga këshilli bashkiak i Durrësit, situata vijon të përkeqësohet dita–ditës. Tv Klan e ka trajtuar në vazhdimësi situatën në këtë zonë se si mbetjet urbane kanë pushtuar fushën prej 18 hektarësh, duke vënë në rrezik shëndetin e mijëra banorëve në zonat përreth.
Tv Klan