Ornela Hila: “Me gjithë studentët e Juridikut, po edhe të degëve të tjera të universitetit të Ismail Qemali, tentuam të takonim një përfaqësi të rektoratit për të dhënë shpjegimin e diplomës apo të paktën minimalisht për kërkesat e prezantuara nga studentët. Deri më tani asnjë përgjigjeje nuk u është studentëve, por ndërkohë janë rreth 300 studentë të cilët i kanë rikthyer diplomat e marra Universitetit të Vlorës dhe kanë deklaruar se do t’i bojkotojnë ato.”
Pas më se një javë kërkesash të vazhdueshme për diplomat që sapo kanë marrë, studentët të universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, vijojnë të protestojnë përpara rektoratit kundër formatit te diplomës të lëshuar nga ky universitet, nën pretendimin se ato nuk janë të standardeve që njeh ligji për arsimin e lartë.
“Universiteti i Tiranës i ka diplomuar studentët me këtë diplomë që përmban të gjithë elementët e një diplome të vlefshme sipas ligjit.”
“Jemi konsultuar me avokatë, me juristë të zotë dhe nuk është, është absolutisht e pavlefshme diploma.”
“Ajo diplomë që na jepet nuk na vlen pasi është një certifikatë ku nuk na jepet as titulli për çfarë kemi studiuar këto 4 vite dhe që është një certifikatë që nuk parashikohet as në një udhëzim, as në një ligj.”
Studentët kanë kërkuar qe rektorati te marre ne konsiderate kërkesën e tyre, duke paralajmëruar se në të kundërt do të vijojnë protestat deri në greve urie. /tvklan.al
Gazetarja Ornela Hila