Prej një viti e gjysmë kalojnë orë të gjata në Vjosë. Janë studiues nga Austria, të cilët po kryejnë një program kërkimi për lumin.

Vëmendja e ekologjistëve të huaj është përqendruar tek peshqit dhe biodiversiteti i Vjosës.

“Duam t

ë kuptojmë se si ky ekosistem natyror funksionon, jo vetëm nga ana biologjike, por edhe ekosistemin në tërësi”.

Ata thonë se lumi është unik në disa kategori. Njeri prej tyre shfaq në kamera një ngjalë, e cila ka përfunduar në ujërat e Vjosës pasi ka udhëtuar mbi 7 km.

Ngjala vjen në ujërat e ëmbla të lumit Vjosë për të mbyllur ciklin e saj jetësor dhe më pas rikthehet sërish në Atlantik”.

Vjosa konsiderohet si perla e egër e Europës.

 

Ky ekosistem unikal, edhe pse i panjohur, përfaqëson një trashëgimi të vërtetë natyrore.

Tv Klan