Të paktën 7 alpinistë kanë humbur jetën pasi u goditën nga një stuhi bore që shkatërroi kampin e tyre në Himalaje në Nepalin Perëndimor. Alpinistët po zhvillonin një ekspeditë kur u goditën nga stuhia. BBC raporton se 5 persona ishin nga Koreja e Jugut, kurse 4 të tjerë ishin udhërrëfyes.

Një helikopter i forcave të kërkim/shpëtimit konfirmoi se kishte parë shtatë trupa nën rrënoja, por nuk mund të qëndronte në vendngjarje për shkak të kushteve të këqija të motit. Dy alpinistë të tjerë rezultojnë të zhdukur, por dyshohet se edhe ata kanë humbur jetën. Një zëdhënës i policisë tha se është organizuar puna për t’u ngjitur në majën ku po pushonin alpinistët.

Sipas mediave vendase, alpinisti koreano-jugor Kim Chang-ho është personi më i shpejtë pasi ka mbërritur në majat e 14 maleve më të larta në botë pa përdorur oksigjen shtesë. Ai është në mesin e personave të vdekur. Organizatorët e ekspeditës ngritën alarmin për zhdukjen e kolegëve të tyre pasi humbën kontaktet me grupin për 24 orë. Alpinistët do të ngjiteshin në malin Gurja. Vetëm 30 njerëz janë ngjitur në këtë mal, duke u krahasuar me më shumë se 8 mijë njerëz që janë ngjitur në malin më të lartë të botës, Everest.

/tvklan.al