Sulmuesi uruguaian Luis Suarez u kthye në një hero në Uruguai, ku kishte shkuar për të kaluar pushimet, pasi ai dhe bashkëshortja e tij biseduan me një person që po përpiqej të kryente vetëvrasje dhe e bindën atë që të mos e kryente veprimin fatal.

Lojtari po kalon ditët e fundit të pushimit para se të kthehet tek Inter Miami, ku do të angazhihet në sezonin e tij të dytë.

Por 37-vjeçari u bë pjesë e një epsiodi në Canelones të shtunën, ku një burrë po tentonte të kryente vetëvrasje.

Një 29-vjeçar ishte ngjitur në një pemë 6 metra të lartë dhe kërcënonte se do të hidhej nëse partnerja e tij, 53-vjeçare nuk do të vinte. Ai mbante në qafën e tij një litar.

Suarezi dhe gruaja e tij po bënin një shëtitje në zonën afër dhe sapo u informuan, shkuan në vendngjarje.

Futbollisti i Inter Miami, i cili ka dhënë një kontribut të madh edhe për kombëtaren uruguaiane nisi të bisedonte me 29-vjeçairn, që gjithashtu e kishte atë një ndër lojtarët më të preferuar.

Në total, që të bindej 29-vjeçari të zbriste nga pema u deshën 20 orë.

Në të kaluarën, ai ka qenë i dënuar për dhunë në familje.

Klan News