Lajme Arkiva 2003

Në bulevardin kryesor kjo është e dyta ditë që dritat nuk janë fikur as atëherë kur është gdhirë, në një kohë kur pjesa që i paguan ankohen për ndërprerje të tyre. Subjektet shtetërore duket se janë debitorët më të mëdhenj të korporatës elektroenergjetike, pas familjarëve që ndëshkohen pasivisht KESH ka nisur të bëjë ndërprerje edhe te shteti, shpërdoruesit dhe jo korrektin në pagesa.

552 milionë lekë është debia e këtij viti që kanë institucionet shtetërore ndaj korporatës.

“Deri në 2003, Ministria e Pushtit Vendor ka një borxh prej 127 milionë lekësh. Ministria e Bujqësisë ka një borxh prej 63 milionë lekësh, Ministria e Arsimit 90 milionë, Ministria e Mbrojtjes 42 milionë, krahas borxheve të krijuara në muajt e 2003, që e gjitha kjo vlerë kap shifrën e 552 milionë lekëve”.

Sot në këtë anë të bulevardit i bie të ndëshkohet ai që nuk i ka fikur, megjithëse kjo faturë shpërdorimi sipas drejtorit të shpërndarjes duhet të paguhet prej institucioneve përkatëse.

Ndriçimi publik tre ditë më parë u vu në errësirë nga mosshlyerja e detyrimeve, por pretendimi nga institucioni i ndëshkuar është se borxhi është i vjetër përpara këtij 3-vjeçari. Ndërsa drejtues në degën e shitjes sqarojnë se shlyerja nuk është e plotë.

“Megjithëse nga kjo bashki janë bërë likuidime të faturave gjatë viteve të fundit përsëri mbetet fakt që akoma nuk është bërë likuidimi total i këtyre faturave, çfarë do të thotë se ajo që është paguar është më pak se detyrimi  që ka kjo bashki, ose që ka ndriçimi rrugor kundrejt KESH-it. Ndriçimi publik që është nën administrimin e Bashkisë së Tiranës kap një shifër rreth 25 milionë lekë, afërsisht 25 milionë lekë ku vetëm për 2003 debia e krijuar është 9 milionë lekë”.

Me këtë ndriçim në mes të ditës në bulevardin kryesor edhe shprehja paguaj që ta kesh duket se nuk ka shumë vend. Këta edhe borxh i kanë korporatës, por edhe për drita nuk qahen./tvklan.al